Bota

Më shumë se 25 të vrarë e të plagosur nga sulmi i sauditëve në një treg në Jemen

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar një treg të provincës Saade në veri të Jemenit duke lënë të vrarë dhe të plagosur 25 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës sulmi ndodhi në qytetin kufitar Sheda të provincës Saade. Agresorët sauditë edhe në muajin e bekuar të Ramazanit nuk kanë kursyer bombat e tyre për t’i lëshuar mbi kokat e civilëve të pafajshëm jemenas. Ahmed Heklani deputet i parlamentit të Jemenit njoftoi se 1,054 persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës në Jemen dhe më shumë se 151 mijë të tjerë janë infektuar. Më 3 qershor avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qendrën mjekësore të provincës Saade ku mbaheshin të infektuarit me sëmundjen e kolerës./ PT

OPINIONE