Më shumë të burgosur palestinezë i bashkohen grevës së urisë

Rreth 220 të burgosur palestinezë i janë bashkuar grevës masive të urisë “Liri dhe Dinjitet”, e cila nisi muajin e kaluar.

Greva filloi më 17 prill, në përgjigje të një thirrjeje nga Marwan Barghouti – një udhëheqës i shquar palestinez, mbi kushtet çnjerëzore të burgjeve izraelite.

Grevistët kërkojnë të drejtat themelore të njeriut për palestinezët, duke përfshirë edhe dhënien fund të politikave të paraburgimit administrativ, izolimit të vetmuar dhe neglizhencës mjekësore të qëllimshme.

Sipas paraburgimit administrativ të regjimit izraelit, të burgosurit palestinezë mbahen në qendrat e paraburgimit në Izrael pa gjyq ose akuza.

Të dielën u mbajt një deklaratë nga komiteti i medias, i krijuar për të mbështetur të burgosurit në grevë urie, duke thënë se të burgosurit e rinj palestinezë nga fraksione të ndryshme politike iu bashkuan 1,300 grvistëve.

Komiteti u bëri thirrje mediave “të jenë të kujdesshme” kur marrin informacion në lidhje me negociatat midis të burgosurve dhe autoriteteve izraelite.

Javën e kaluar u shfaqën raporte mbi bisedimet mes autoriteteve izraelite dhe palestineze, që synonin përfundimin e grevës së urisë. Negociatat u mohuan më vonë nga të dyja palët.

Aktivistët kanë njoftuar se një numër të burgosurish palestinezë janë zhvendosur në një spital civil në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së Donald Tramp pritet të shkojë në Izrael për t’u takuar me të dyja anët e konfliktit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne