Si e paguan MEK-u rrugën e shndërrimit nga një grup terrorist në një grup të “luftëtarëve të lirisë”

Me para të mjaftueshme, mund të hapësh edhe një zyrë të bukur të lobimit në Pensilvani në Distriktin e Kolumbisë, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitol Hill.

Nga Philip Giraldi *

Nëse dëshironi të ndryshoni një grup terroristësh që kanë vrarë amerikanët jashtë shtetit në diçka që duket të jetë shumë më mirë, e gjithë ajo çfarë ju duhet të bëni është t’i paguani njerëzit e duhur në Uashington. Me para të mjaftueshme, mund të hapësh edhe një zyrë të bukur të lobimit në Pensilvani në Distriktin e Kolumbisë, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill.

Sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka qenë e fajësuar me të drejtë për “ndryshimin e konceptuar keq të regjimit” dhe të planifikuar në mënyrë shumë të gabuar në Libi në vitin 2011, veprim ky që përfundimisht çoi në keqpërdorimin e kësaj politike dhe në shpërthimin e sulmit në Bengazi kundër konsullatës amerikane. Mirëpo një nga dështimet e saj më të mëdha, mund të konsiderohet edhe ajo pjesë e letrës që nënshkroi kur hoqi grupin Mujaheddin Khalq (MEK) nga lista e Departamentit të Shtetit të “organizatave të caktuara terroriste” në shtator 2012.

Si është e mundur që një gjykimi i gabuar i demonstruar në fiasko-libian i cili krijoi një shtet të dështuar, një katastrofë humanitare, një krizë të emigrantëve, krijoi grupe terroristësh të armatosur dhe i cili përfundimisht rezultoi me vrasjen e ambasadorit amerikan dhe tre diplomatëve të tjerë amerikanë, të krahasohet me një nënshkrim në një copë letër? Kjo është për shkak se ky nënshkrim ka hapur rrugën për një nga elementet që ka shumë të ngjarë që në të ardhmen e afërt të çojë në një luftë shumë më shkatërrimtare për Shtetet e Bashkuara se sa Libia. MEK që tani quhet Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), është bërë zëri kryesor i grupit të luftës që tani po kërkon të sulmojë Iranin…

Tregimi për rehabilitimin dhe ngritjen e MEK / NCRI është pjesë e një korrupsioni që po vazhdon në kuadër të kulturës politike të Amerikës. Shembulli më i mirë me të cilin mund ilustrohet kjo çështje është fakti se aktualisht edhe siguria kombëtare e Amerikës është në shitje! Kjo është për arsye se ky korrupsion po e bënë të mundur që një grup terrorist të transformohet në një “lëvizje të rezistencës” dhe përfundimisht të etiketohet si grupi i “luftëtarëve të lirisë “.

Si ndodhi kjo kur MEK ishte në listën e Departamentit të Shtetit të organizatave të huaja terroriste që nga koha kur u krijua lista në vitin 1997? MEK u fut në këtë listë për shkak se kishte vrarë gjashtë amerikanë në vitet 1970, për shkak të pjesëmarrjes e saj në pushtimin e ambasadës së SHBA-ve në Teheran dhe për shkak të ushtrimit të dhunës ekstreme brenda dhe jashtë Iranit që nga ajo kohë. Kur isha duke marrë trajnimet si agjent i CIA-s, programi trajnues i yni përfshiu edhe një simulim të sulmit të tmerrshëm ndaj oficerëve të forcave ajrore të SHBA-ve në Teheran në vitin 1973, ku si pasojë u vranë dy kolonel.

MEK konsiderohet gjerësisht si një kult terrorist i drejtuar nga një çift i çuditshëm burrë e grua, Masud dhe Marjam Raxhavi. Anëtarët e saj duhet të jenë pamartuar dhe i nënshtrohen masave të ashpra për shpëlarjen e trurit, ndërsa nëse ata vënë në dyshim udhëheqjen e MEK, i nënshtrohen torturës fizike, rrahjeve të rënda deri në vdekje, dhe burgosjes në qeli për kohë të gjatë. Një studiues që ka studiuar këtë grup, i përshkruan bindjet e tij si një “kombinim të çuditshëm të marksizmit dhe fundamentalizmit islamik”.

Me kthesën e mprehtë të Administratës Trump kundër Iranit, NCRI tani po gjen një audiencë, duke u thënë publikut amerikan se Irani po “mashtrim” në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Ky grup gjithashtu pretendon se “programi i armëve bërthamore të Iranit është larg nga ndalja” dhe ka pretenduar të identifikojë katër qendra kryesore që mbrohen “me një siguri të lartë” të cilat pretendohet se janë përfshirë në aspekte të ndryshme të projektit të armëve bërthamore që po vazhdon edhe tani. Këto pretendime kanë bërë që Jillian Mele nga kanali televiziv Fox News, të deklarojë në mënyrë të pavërtetë duke thënë: “Duket se programi i armëve bërthamore i Iranit është plotësisht funksional”.

CIA në të kaluarën ka rekrutuar agjentët e MEK / NCRI për të hyrë në Iran dhe për të raportuar mbi objektet bërthamore, por Mossad-i i Izraelit është punëdhënësi kryesor i grupit. Agjentët, të rekrutuar dhe të trajnuar nga Izraeli, kanë vrarë një numër shkencëtarësh dhe zyrtarësh bërthamorë iranianë. Përveç kësaj, grupi duket se ka burime të mjaftueshme financiare dhe posedon një hapësirë të gjerë në gazetat kryesore të Shteteve të Bashkuara për reklamimet e veta dhe dihet gjithashtu se paguan shuma të mëdha parash për figura politike të Amerikës të cilët janë të gatshëm të flasin publikisht në interes të këtij grupi. Grupi pretendon se dëshiron “ndryshimin e regjimit në Iran për të rivendosur demokracinë në vend”! Mirëpo ky është një pretendim i çuditshëm pasi vetë ky grup nuk ka demokraci të brendshme dhe është i urryer si organizatë terroriste nga pothuajse të gjithë iranianët.

Kjo është për arsye se MEK / NCRI është një vegël që përdoret nga Tel Avivi në luftën e tij klandestine kundër Iranit, është i pamohuar fakti se shumë miq të Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë aktive kanë bërë fushatë për ta hequr këtë grup nga lista e organizatave terroriste, në mënyrë që t’i ketë duart e lira për të vazhduar veprimet terrorite kundër Iranit. Në realitet, neokonservatorët në qarqet e tyre të ndryshme intelektuale dhe politike, gjithashtu edhe Komiteti Amerikano-Izraelit, të gjithë rekomandonin që të ky grup të hiqet nga lista e organizatave terroriste dhe vazhdojnë akoma ta mbështesin këtë grup terrorist. Figurat e shquara hebrenj-amerikane duke përfshirë Elie Wiesel dhe Alan Dershowitz kanë qenë avokatë për grupin MEK, pavarësisht veprimeve terroriste të regjistruara që janë kryer nga ky grup.

Kontratat me miliona dollarësh të nënshkruara me firmat lobuese të Uashingtonit që kanë eksperiencë për “punë” në Kongres, si dhe shumat e mëdha parash që paguhen për të mbajtur një fjalim, kanë inkurajuar shumë personalitete të shquara amerikane që t’i bashkohen korit mbështetës të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk/NCRI. Para vitit 2012, shumat që paguante MEK për një fjalim fillonin nga 15000 dollarë dhe u ngritën gradualisht. Ish-guvernatori i Pensilvanisë Ed Rendell ka raportuar të ardhura më shumë se 150000 dollarë të fituara në honorar. Rudy Giuliani është paguar me bujari për shumë vite me nga 20000 dollarë për një paraqitje për të mbajtur një fjalim të shkurtër, njëzet minutash. Duhet të kujtojmë se MEK në atë kohë ishte një grup terrorist dhe pranimi i parave nga ky grup për të promovuar interesat e tij, duhet të ishte konsideruar mbështetje materiale të terrorizmit.

Në grupin e miqve “të lidhur mirë” me grupin terrorist MEK, bëjnë pjesë edhe neokonservatorë të shquar si John Bolton dhe ish drejtorët e CIA-s James Woolsey, Michael Hayden dhe Porter Goss, si dhe ish-gjeneralët Anthony Zinni, Peter Pace, Wesley Clark dhe Hugh Shelton, gjithashtu konservatorët tradicionalë pranë administratës Trump si Newt Gingrich, Fran Townsend dhe Elaine Chao janë gjithashtu përkrahës të NCRI. Townsend në veçanti, si një specialist i sigurisë kombëtare, është shfaqur në televizion për të denoncuar Iranin, duke i quajtur veprimet e tij “veprime luftënxitëse”, pa treguar se ajo ka marrë para nga një grup kundërshtarësh.

Shfaqja e MEK/NCRI-t në këtë kohë është vetëm një lojë tjetër e budallenjve me turmën e zakonshme të Uashingtonit që pozicionohen në një front për një qëllim të keq, ndërkohë që ata edhe janë duke mbushur xhepat e tyre edhe duke menduar se po ndihmojnë Izraelin duke dënuar Iranin. Sidoqoftë, ky është një pazarllëk i parëndësishëm për të tjerët, por zor se do të ketë më rëndësi.

*Philip M. Giraldi është një ish-specialist i CIA-s kundër terrorizmit dhe oficer i inteligjencës ushtarake që shërbeu nëntëmbëdhjetë vjet jashtë shtetit në Turqi, Itali, Gjermani dhe Spanjë. Ai ishte shefi i bazës së CIA-s për Olimpiadën e Barcelonës në vitin 1992 dhe ishte një nga amerikanët e parë që hyri në Afganistan në dhjetor të vitit 2001. Phil është Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Interesin Kombëtar, një grup avokimi me qendër në Uashington, i cili kërkon të inkurajojë dhe të nxisë një politikë të jashtme të SHBA në Lindjen e Mesme e cila do të jetë në përputhje me vlerat dhe interesat amerikane.

www.mintpressnews.com/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne