Si e përdori Edi Rama bandën e Suel Çelës kundër Ben Blushit

Si e mori kontrollin banda e Suel Çelës me mbështetjen e Bablokut. Blushi iku, por çmimi ishte i lartë, pasi Elbasani kthehet në një qytet jashtë kontrollit dhe gjithçka kontrollohet nga Suel Çela.

Banda e Suel Çelës, është e para pas treshes së të fortëve të Edi Ramës që mori kontrollin, që në fillimet e pushtetit të mazhorancës aktuale. Menjëherë pas zgjedheve lokale të vitit 2005, kur i ndjeri Qazim Sejdini u zgjodh për një mandat të tretë, edhe pse nuk kishte as fuqinë shëndetësore e as politike, hynë në lojë “çunat me shumë lekë”. Banda që po përjetonte një rritje galopante të aktivitetit kriminal nëpërmjet shitjes së kokainës në Britaninë e Madhe, Holandë dhe Itali, përmes një rrjeti të rinjsh ambicioz, vendosi të “pushtojë” Elbasanin.

Për të kontrolluar nga aty të gjithë trafiqet dhe punët e nëntokës në të gjithë vendin, duke pasur një pushtet të rëndësishëm me të gjitha shkallët e shoqërisë. Arritën të rekrutonin që në fillim, dhëndrin e Lalës, Sokol Sanxharit, të cilin e kthyen në një mashë të tyre 100%. E frynë dhe e veshën me lloj- lloj shejtanllëqesh, sa e shndërruan në një personazh pa kontroll, aq sa arriti të vrasë shokun e ngushtë, i humbur nga çdo vetëdije e sot është në burg.

Po le të rikthehemi te viti 2015. Suel Çela, që duket kishte rënë në këshilltar dinak, bind Qazim Sejdinin të kandidojë për herë të tretë, e më pas merr gjithçka në duart e bandës: Administratën, emërimet, tenderët, kontrollin e çdo lëvizjeje, ndërkohë që nis luftën e egër me kundërshtarët, për t’i zhdukur nga faqja e dheut. Sfidojnë hapur policinë dhe nisin të bëhen të bezdisshëm, duke treguar se kanë fuqi politike në qytet dhe zonat përreth.

Në atë kohë kreu politik i qarkut të Elbasanit ishte Ben Blushi, të cilit grupi i deputetëve të Elbasanit, që nga Taulant Balla, Alfred Peza, Evis Kushi etj, i rrinin larg. Në Peqin frenat i merr menjëherë Qifja, që nga partia e çamëve i siguron krahët Bablokut, ndërsa në Elbasan, Suel Çela nëpërmjet Qazim Sejdinit bllokon Ben Blushin, si i vetmi kundërshtar i pakapërcyeshëm i tyre.

Në një kohë rrufe, administrata mbushet vetëm me njërëz të afërt të bandës së Suel Çelës, që as nuk kanë shkollë e as profil publik. Pas kësaj, Ben Blushi rebelohet dhe e nis me një plan in creshendo të oratorisë më mbreslënëse të 10 viteve të fundit. Duke ia kaluar edhe opozitës në evidentimin me fakte të lidhjes së Edi Ramës me bandat kriminale.

Në vitin 2016 Ben Blushi, flet hapur në Elbasan, në një sallë ku ndodhej edhe Edi Rama dhe drejtuesit politik të Qarkut. Fjala e Blushit është e fortë dhe i drejtohet të gjithëve, socialistëve, ku i thotë se po i heqin të drejtën e fjalës dhe votës njerëzit që po hyjnë me armë në parti.

Në atë moment, ca djem me xhupa të zinj e me fytyrë të egërsuar, nisin të sulmojnë e shajnë hapur Ben Blushin. Socialistët e thjeshtë shtangen, ndërsa Edi Rama nuk pipëtin, duke u dhënë zemër horrave të Suel Çelës. Këtu është momenti që Babloku ngjizet fort me këtë bandë dhe e përdor vazhdimisht sa herë i duhet të heqë ndonjë ‘gjëmb’ nga këmba. Por çmimi është i lartë, pasi Elbasani kthehet në një qytet jashtë kontrollit ku njerëzit rrijnë mbyllur nga frika, e gjithçka kontrollohet nga Suel Çela, që kthehet realisht në kryetarin e Partisë Socialiste të Elbasanit. E nga aty vendos të urdhërojë deputetët, oligarkët, e të sulmojë gazetarët, siç bëri me Gjergj Zefin, duke dërguar zagarin e tij, Renato Bodurri./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne