Si është e mundur? – media serbe raportoi 5 orë e gjysmë më herët për arrestimin e Gjuriçit

Dje Policia e Kosovës e ka arrestuar drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili hyri ilegalisht në Kosovë, përkundër se ishte paralajmëruar se do të arrestohej po që se nuk merr leje paraprakisht nga autoritetet kosovare.

Pas arrestimit dramatik me përplot kamera e spektatorë, kishte shumë njerëz që hodhën dyshime se e tërë ngjarja mund të jetë skenar i përgatitur nga politika për të realizuar qëllime të mëtejme përmes simulimeve të krizave.

E gjithë kjo bëhet edhe më e dyshimtë kur sheh një lajm të publikuar në një media serbe të afërt me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, e cila kishte raportuar në ora 12:06 (3 mars) për arrestimin e Gjuriç (pra ende pa ndodhur), ndërsa Gjuriq ishte arrestuar në ora 17:30 (3 mars) nga njësiti elit i Policisë së Kosovës – ROSU.

Pravda.rs, e kishte publikuar lajmin me titullin “ARRESTOHET MARKO GJURIQ! Vuçiq thërret mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë”, duke shkruar se e gjithë kjo po ndodh pasi që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur punët për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne