Si ia arriti Edi Rama qe te mposhte revolten e shqiptareve?

Ne videon me siper Olsi Jazexhi diskuton me Gjergji Thanasin menyrat sesi regjimi autokratik i Edi Rames arriti te mposhte revoltat qytetare te shqiptareve per vrasjen e #KlodianRasha.

Diskutohet mbeshtetja amerikane per diktaturen e regjimit te Rilindjes, largimin e #SanderLleshaj, dhe revoltat periodike por te dhunshme te shqiptareve kunder diktatures se Rilindjes. Shqiperia krahasohet me nje tenxhere me presion ku shoqeria shqiptare ne menyre periodike shperthen dhunshem kunder diktatures amerikaniste te regjimit rilindas.

Permendet haraci apo pensioni prej 700 eurosh ne muaj qe Rama i ka dhene familjes se Klodian Rashes sipas modelit te katolik te Kanunit te Leke Dukagjinit ku ne traditen katolike gjaku i derdhur paguhet me para ne rastin kur i vrari nuk ka mundesi qe te marri gjakun pas. Tregohet pse Perendimi nuk merr anen e shqiptareve kur regjimi i Rames i vret shqiptaret apo vjedh zgjedhjet, por ne rastet kur ne vende jo miqesore me Perendimin si ne Iran, Turqi, Rusi, Bjellorusi ndodhin vrasje te civileve apo manipulime te zgjedhjeve i gjithe Perendimi denon vendet ne fjale.

Konkluzioni eshte se Edi Rama si njeri i bankiereve perendimor eshte person qe ata mbeshtesin deri ne fund edhe pse ai eshte kthyer ne nje autokrat dhe ka shkaterruar demokracine shqiptare. Amerikanet mbeshtesin autokracine e Edi Rames sikur mbeshtesin edhe diktaturen e Muhamed bin Selmanit ne Arabine Saudite, Mohamed bin Zajedin ne Emiratet Arabe apo Abdel Fatah al-Sisin ne Egjipt. Flitet per enderrat e Sander Lleshit i cili u largua nga posti i Ministrit te Brendshem: a do ta ricikloje ate Italia dhe Vatikani dhe do ta bej president te Shqiperise sikur lobi katolik perpiqet ne vite qe te arrije ne Shqiperi?

Ne fund te videos ka nje mesazh per amerikanet: Nese ata do ta mbeshtesin regjimin e Edi Rames qe te komandoje Shqiperine me dore te hekurt, t’u heqi lirite demokratike, t’u konfiskoje pasurite dhe te vjedhi zgjedhjet e prillit 2021 atehere ne Shqiperi parashikohet qe do te kete protesta edhe me te medha dhe te dhunshme kunder diktatures se regjimit te Rilindjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne