Si lufta e Macron kundër Islamit nxit një klimë urrejtjeje

Nga: Mehmet Acet

Të enjten një sulmues vrau tre persona me thikë pranë Kishës së Notre Dame në qytetin port të Francës, Nice. Le të mos ketë dyshim se ky sulm brutal e tmerroi më shumë popullatën muslimane dhe për këtë ekzistojnë dy arsye:

E para prej të cilave është se ata pyesin veten se si një person që ka kryer një krim kaq të rëndë mund të konsiderohet musliman kur besojnë në një fe libri i shenjtë i së cilës thotë: “Kush vret një person padrejtësisht, është sikur të ketë vrarë tërë njerëzimin ” Dhe arsyeja e dytë është sepse ata e dinë se edhe pse nuk kanë bërë asnjë gjë të gabuar, ata do të bëhen më shumë se kurrë shënjestra e gjuhës së urrejtjes dhe krimeve.

Askush nuk priste që Presidenti francez Macron të dilte dhe t’u drejtohej muslimanëve që janë qytetarë të vendit të tij, të cilët përbëjnë dhjetë përqind të popullsisë së Francës dhe t’u thotë: “Ju nuk jeni përgjegjës për atë që ndodhi, prandaj mos u shqetësoni”. Përkundrazi, ne madje e kemi parë atë duke përdorur termin “terrorizëm islamik” në deklaratat e tij në vendin e ngjarjes në Nisë. Dhe ai gjithashtu tha: “Kombi ynë, së bashku me shtetasit e tij katolikë, po përballet me një sulm islamik”. Vendi ynë i është nënshtruar një sulmi “terrori islamik”. Ne kemi dërguar 7,000 ushtarë për të garantuar sigurinë”.

Liderja e lëvizjes raciste të djathtë në Francë, Marine Le Pen, përdori fraza që nuk ishin aq të ndryshme nga ato të Macron, përveç disa nuancave, kur tha: “Islamizmi është një ideologji që na ka shpallur luftë. Eshtë e nevojshme të eliminohen të gjitha shoqatat, strukturat, burrat dhe gratë që përhapin dhe mbështesin këtë ideologji”.

Siç mund ta shohim, bërja e deklaratave pa bërë dallim midis Islamit dhe Muslimanëve dhe midis terrorizmit dhe mbajtja e Islamit përgjegjës për gjithçka që ndodh është bërë një “sport” mes politikanëve në Francë.

Këtu janë dy shembuj:

Shembulli i parë: Gjatë një bisede në një kanal televiziv kombëtar, Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin përshkroi rreshtat e ushqimit hallall në zinxhirët e supermarketeve në të gjithë vendin si diçka që “inkurajon separatizmin”.

Shembulli i dytë: Ish Ministri Francez i Shëndetësisë Agnes Buzyn kritikoi prodhimet e veshjeve sportive Decathlon pasi prodhoi një shami në kokë të përshtatshme për vrapim, duke thënë, “Nuk do të doja që një markë Franceze të prodhonte një produkt të tillë”.

Këto janë dy mendime që akuzojnë kategorikisht edhe muslimanët që nuk janë të devotshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me radikalizmin e terrorizmit, dhunës dhe fondamentalizmit.

Nëse jo racizëm, atëherë çfarë mund të jetë ai?

Disa javë më parë, në zonën përreth Kullës Eiffel në kryeqytetin Paris një sulm u krye dhe dy autorë të krimit goditën me thikë dy gra të tjera muslimane ndërsa ata u bërtisnin atyre duke thënë: “Ju arabë të ndyrë!” Gjendja shëndetësore e njërës prej këtyre grave është e rëndë. Ndërkohë, si shteti ashtu edhe shoqëria në Francë portretizuan autorët e këtij krimi si njerëz të cilët “nuk ishin në gjendje të kontrollonin nervat e tyre”.

Dhe çfarë mund të presim në një klimë histerie të plotë? Ata nuk mund të tolerojnë më as një vend musliman që shpreh solidaritet me atë që po ndodh.

Ju mund ta mbani mend incidentin pasi Charlie Hebdo publikoi këto karikatura fyese ku disa nga punonjësit e saj u sulmuan. E gjithë bota nxituan në Paris për të treguar simpati dhe solidaritet. Këtë herë, megjithatë, duket se Parisi është bërë arrogant, sikur po thotë: “Ne nuk kemi më nevojë për solidaritet të askujt”. Fatmirësisht, ka ende disa udhëheqës, edhe nëse janë larg dhe pak, të cilët mund t’i drejtohen Macron duke thënë: “Me këtë ju nuk po shkoni në mënyrën e duhur, Z. Macron”.

Midis tyre është Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, i cili komentoi mbi sulmin e Nicës duke thënë: “Terroristët që kryen këto sulme ishin vrasës që e bënë këtë me gjak të ftohtë dhe nuk përfaqësojnë Islamin”. Këto fjalë më kujtuan atë që ish-kryeministri britanik Cameron tha pas një sulmi të ngjashëm në vitin 2013 kur ai tha, “Do të ishte e padrejtë t’i konsiderojmë muslimanët përgjegjës për këtë sulm ndërsa ata jetojnë në paqe. Muslimanët janë ata që kanë vuajtur më shumë dhe janë të ndikuar nga terrorizmi. Policia dhe shërbimet tona të inteligjencës po punojnë gjatë gjithë kohës. Britania do të qëndrojë gjithmonë përpara terrorizmit”.

Nëse jeni në gjendje t’i mbani mend këto fjalë edhe pas shtatë vjetësh, atëherë nuk ka absolutisht asnjë dyshim që muslimanët e Britanisë nuk i kanë harruar kurrë ato. Cameron kishte adoptuar një qëndrim të ngjashëm pas vrasjes së një shtetasi britanik të cilit iu pre koka nga Daesh në 2014 kur iu drejtua muslimanëve të vendit të tij, duke thënë, “Ata po vrasin mijëra pakica muslimane dhe të krishtera në Siri dhe Irak dhe duke pretenduar ta bëjnë në emër të Islamit. Kjo është marrëzi. Islami është fe e paqes, kështu që këta nuk janë muslimanë, ata janë monstra”.

Fatkeqësisht, Evropa kohët e fundit është privuar nga liderët që e kanë këtë mençuri. Pas deklaratave të lëshuara nga ministrat e jashtëm evropianë që mbështesin qëndrimin e Francës, duket se situata ka ndryshuar shumë edhe në Britani pas shtatë vjetësh. Racizmi ka filluar të marrë pushtet edhe në partitë “kryesore” në të gjithë Evropën.

Pozicioni aktual i Macron kërcënon jetën e një numri të madh të qytetarëve francezë, për sigurinë e të cilëve ai mban përgjegjësi si president i tyre. Epidemia e urrejtjes po përhapet më shpejt sesa Vdekja e Zezë gjatë Mesjetës në Evropë./GazetaImpakt/yenisafak/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne