Shqiperia

“Si nuk i përdhunuam gruan”, publikohen bisedat në Facebook të “skifterave” shqiptarë

Dy shqiptarë, pjesë e “bandës së pyjeve” kanë rënë në prangat e policisë italiane në prill të këtij viti pasi kryenin grabitje me dhunë në zonën e Genoas.

Pjesë të kësaj bande ishin 25-vjeçari Spartak Cakoni dhe 37-vjeçari Arti Ndreka.

Karabinierët italiane kanë bërë publike bisedën e tyre në Facebook, pas një grabitjeje të kryer më 14 prill në një banesë në Serra Ricco në Xhenova.

Ata ishin të maskuar dhe mbanin në duar shufra hekuri. Gjatë grabitjes ata talleshin me sjelljen e viktimave të frikësuar.

Ndër të tjera, kreu i bandës Arti Ndeka, ka shkruar në Facebook:

Ishin si qengja. Nuk flisnin. Ishin të terrorizuar nga frika. Bëmë gabim që nuk përdhunuam gruan. Ajo bashkë me të dashurin nuk do kishin kundërshtuar.

Grupi njihej si “banda e pyjeve” pasi kishin kryer rreth 13 grabitje në zonën e Mignanego, Serra Riço, Bolzaneto e Sampierdarena, zona pyjorë në Genoa

OPINIONE

INTERVISTA