Nga Sulejman Mehazi
Si nuk na rrahën dhe neve që të bëheshim të popullarizuar e të famshëm.
Sa mirë do t’ishte jo vetëm popullata të ndiente dhimbje për ne, e të na shpallnin hero, jo i fronteve luftarake të njëpasnjëshme serbe-maqedone, por trimërisë së pamposhtur dajakesh.
Dhe shtazët e shpezët do na lumturonin e mallkonin me lutjet e tyre se: “Dajaku doli nga Xheneti, e jo nga Xhehenemi”, majcë.
Qentë me lehjet e tyre do na bënin hero duke vrapuar si të hutuar pas nesh, zogjtë në pentagramet e tyre do të këndonin këngët më trimërore për heroizmin e Dajakut tonë.
Sa mirë do t’ishte sikur të merrnim gradat ushtarake apo politike të Komandant Dajakave.
P.S.
Dajak, folje e parregullt apo emër si të doni thoni, për shkak se si takon asnjë kategorie gjuhësore-gramatikore-morfologjike, më shumë anon nga politika, dhe momentalisht hy në grupin e kategorisë së fjalëve politike.
Nëse rrihet ndonjë mashkull, shqiptohet Dajak, nëse rrihet ndonjë femër, në Kosovë, shqiptohet Dajake.
Origjina e Dajakut apo Dajakes është: “Goja llap, trupi zgab”.