Si po i shpërblen Edi Rama të gjithë drejtuesit e TCH. Ja postet publike që kanë marrë

Ditën e sotme ndërkohë që kryeministri prezantoi ministrin e Brendshëm një tjetër lajm mjaft i rëndësishëm po qarkullon në media.

Emërimi i drejtorit të ri të QSUT-së pas largimit të Ogerta Manastirlliut në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po në fakt nëse kërkon pak për Enkeled Jotin emri dhe karriera e tij për më shumë se një dekadë lidhen me drejtimin e televizionit ‘Top Chanel’ në rolin e drejtorit. Joti është larguar nga ky post më pak se dy vite më parë.

Në fakt me profesion ekonomist Joti në pamje të parë nuk duket të ketë një lidhje të afërt me Shëndetësinë.

Emri i Jotit edhe më parë kishte dalë në skenë për postin e drejtorit të përgjithshëm në TVSH, po që nuk u realizua.

Më parë të tjerë ish-drejtorë në ‘Top Channel’ kanë marrë poste të tjera dhe duken në një lidhje të afërt me qeverinë Rama.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo secili prej tyre kanë ditur t’a tregojnë veten në televizionin ku kanë punuar.

Gentian Sala ish-drejtor në ‘TCH’ dhe ‘Digitalb’’ është emëruar në krye të AMA-së me votim në Kuvend. Edhe ky një vendim i kontestuar nga opozita.

Rezart Aga nga ‘TCH’ drejtor te TVSH-ja ku ka marrë me vete edhe stafin që punonte në televizionin e mëparshëm si shefa montazhi apo gazetarë.

Bledar Zaganjori nga ‘TCH’  drejtor i informacionit në Tvsh.

Gjithashtu është edhe Skerdi Drenova, drejtor në TCH i cili tani është kryeinspektor i INUV në Tiranë, emërim i bërë nga Erion Veliaj.

Duket se qeveria Rama po përdor një formë të njëjtë si qeveria Berisha me Petrit Becin.  Beci u largua nga ‘TV KLAN’  drejt TVSH-së. /Shuplaka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne