Gjyshja e terroristit, Brenton Tarrant i cili në Zelandë të Re la të vdekur 50 besimtarë myslimanë, tha se nuk mund të besoj që një krim kaq monstruoz është kryer nga nipi i tij, shkruan AP.
Mary Fitzderard (81) tha se vrasësi gjakftohtë i cili filmoi veten duke vrarë myslimanët të cilët po kryenin lutjet e së premtes në xhami, nuk është nipi të cilin ajo e njeh.
“Pjesën më të madhe të kohës gjatë rritjes e ka kaluar duke luajtur lojëra kompjuterike”, tha ajo.
Në periudhën e rritjes ai nuk ishte shumë i interesuar për gjininë femërore. “Martesa ishte e tepërt për të”, u shpreh ajo.

“Para 12 muajve u kthye në Grafton për ditëlindjen e motrës, por nuk kemi vërejtur asgjë të çuditshme”, zbulon gjyshja e tij.
Hetuesit besojnë se Tarrant para dy viteve kishte planifikuar sulmet, ndërkohë që jetonte në Zelandë të Re.
Familja mori vesh për ngjarjen makabër nëpërmjet televizionit.
“Gjëja e parë që e mendova është se kjo është e pamundur, derisa pashë fotografinë e tij…Kjo nuk është mirë…Kjo është e pakorrigjueshme”, deklaroi daja i sulmuesit.