Spanjë, islamofobia është në rritje

Sipas një raporti të lëshuar nga Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme, në Spanjë ka një rritje të diskriminimit fetar dhe krimeve të urrejtjes, raporton Anadolu Agency,

Duke iu referuar raportit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, koordinatori për shërbimet që kanë të bëjnë me krimet e urrejtjes dhe diskriminimit në Barcelonë, Miguel Angel Aguilar tha se, “Edhe pse jo në një nivel alarmant, në bisedat në mediat sociale ne kemi vërejtur një rritje në islamofobi, sulme kundër muslimanëve dhe në urrejtje fetare”.

Raporti thekson se në Spanjë ka një rritje prej 120 për qind të krimeve të urrejtjes në vitin 2017, me gjithsej 103 incidente në krahasim me vitin e kaluar.

Aguilar po ashtu tha se 39 nga 41 raste të lidhura me krimet e urrejtjes fetare në vitin 2017 ishin rreth islamofobisë.

Sipas raportit, shumica e krimeve të urrejtjes fetare, që janë kryesisht raste islamofobike, janë kryer në rajonin e Katalonjës, rajon që strehon shumicën e popullatës muslimane dy milionëshe në vend dhe që ka 317 xhami.

Ai tha se norma e krimeve dhe sulmeve islamofobike vetën në Katalonjë u rrit 307 për qind në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016.

Raporti po ashtu thotë se shumica e rasteve të urrejtjes mbi fenë ndodhin në internet.

Një raport tjetër i lëshuar javën e kaluar mbi islamofobinë në media, i cili është përgatitur me iniciativat e disa fondacioneve dhe universiteteve në Spanjë, tha se islamofobia në media është një “realitet i padiskutueshëm”.

Sipas këtij raporti, “rreth 65 për qind e të gjitha artikujve në gazeta në vinin 2017 janë islamofobike”.

Ekspertët paralajmëruan për rritje të mëtejshme të krimeve të urrejtjes fetare me rritjen e grupeve politike ekstremiste në vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne