Bota

Sigurimi presidencial do të përdorë armët turke menjëherë pas thirrjes së Erdoganit për të hequr dorë nga Sig Sauer e SHBA

ANKARA – Personeli i sigurisë presidenciale në datën 13 tetor fillon përdorimin e armëve te prodhuara ne Turqi, një dite pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për të ndalur përdorimin e armëve Sig Sauer të bëra nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të forcave të policisë, në një vendim që erdhi pas përplasjeve të fundit midis dy aleatëve mbi pezullimin reciprok të shërbimeve të vizave.

Oficerët e policisë dhe forcat speciale në presidencën turke po përdorin tani armët e bëra në Turqi, Yavuz16 dhe MPT-76- “armët kombëtare të këmbësorisë turke” – në vend të Sig Sauer të bëra nga SHBA.

Më 13 tetor, pas përplasjeve se vizave me Uashingtonin, presidenti i kishte kërkuar personelit të sigurimit të përdorte armë të prodhuara në vend.

“Unë po i them nga këtu ministrit tonë [të brendshëm]. Armët Sig Sauer nuk do të përdoren në departamentet tona të sigurisë nga tani e tutje. Ne do përdorim armët tona, “tha Erdogan.

Yavuz 16, i cili është në prodhim që nga viti 1997 nga Korporata shteterore e Industrisë Mekanike-Kimike (MKEK) dhe privatja GİRSAN, është e njohur si armë standarde e Forcave të Armatosura Turke.

MPT-76 ose “arma e këmbësorisë kombëtare” dhe kalibri i saj i NATO-s prej 7.62 milimetërësh ka një shtrirje efektive deri në 600 metra dhe është i aftë të gjuajë 600 fisheke në minutë me një shpejtësi prej 800 metra për sekondë, sipas MKEK.

Ajo është përshkruar “aq efektive sa edhe G-3, e besueshme si AK-47 dhe praktike si M-16”.

Ndërkohë, industrialistët turq që prodhojnë armë kombëtare në të gjithë vendin mirëpritën thirrjen e Erdoganit për të ndalur përdorimin e armëve të bëra nga SHBA.

Shumë industrialistë thanë për agjencinë shtetërore Anadolu Agency se masa i inkurajoi përpjekjet e tyre në prodhim ndërsa u zotuan të bëjnë pjesën e tyre në ofertën e qeverisë./ Gazeta Impakt

burimi:hurriyetdailynews

OPINIONE