Simpatizantët e PKK-së sulmojnë zyrat e kanalit “TRT World” në Angli

Një grup i simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste PKK sulmoi qendrën e kanalit “TRT World” në kryeqytetin Londër të Anglisë.

Grupi prej rreth 50 simpatizantëve të organizatës terroriste hyri në godinën e qendrës së kanalit “TRT World” që ndodhet në “Gray’s Inn Road” të Londrës.

Ky grup, që në duar mbante fotografitë e liderit të organizatës terroriste Abdullah Ëxhallan (Öcalan) dhe paçavuret që simbolizojnë organizatën terroriste, bllokoi për afërsisht një orë hyrjen e godinës.

Simpatizantët e organizatës terroriste nuk arritën të kalojnë sigurinë në hyrje ndërsa më pas u larguan jashtë godinës nga ana e policisë angleze.

Policia më pas mori masa sigurie përpara godinës. Në këtë ngjarje punonjësit dhe zyrat e TRT-së nuk pësuan dëme.

Simpatizantët e organizatës terroriste edhe më herët kanë sulmuar vendet e punës të turqve dhe xhamitë në Evropë, ndërsa kishin hyrë dhe bllokuar disa institucione mediatike të huaja.

PKK-ja ndodhet në listën e organizatave terroriste në Angli, por është vërejtur se policia angleze i qaset me tolerancë simpatizantëve të kësaj organizate.

Sipas ligjit për luftën kundër terrorit në Angli, mbajtja e simboleve të një organizate që ndodhet në listën e organizatave terroriste është vepër penale, ndërsa anëtarët e organizatës mund të ndëshkohen deri në 10 vjet burgim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne