Vdekja e gruas pas lindjes në Elbasan, familjarët protestë edhe sot

Sot në orë 10.00 para godinës së Maternitetit të Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në Elbasan ,familjarët dhe të afërmit e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë tri ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t’u bashkohen këtë të enjte për të protestuar.

ElbasanKjo protestë pason atë të një dite më parë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kur zhvillohej seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për dy mjekët e arrestuar nga policia pas vdekjes së 25 vjeçares me banim në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Rexhina Debrova , ndërroi jetën pas një komplikacioni të rëndë,në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj e parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne