Sionistët të frikësuar nga heshtja e Sejed Hasan Nasrullah dhe nga lufta në dy fronte

Mediat izraelite kanë shprehur shqetësime të thella për shpërthimin e mundshëm të luftimeve kundër regjimit sionist në dy fronte dhe fillimit të një lufte të stërzgjatur nga ana e Hezbullahut të Libanit.

Kanali informativ Al-Mayadeen duke cituar mediat hebraike, raportoi: “Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një problem serioz për të deshifruar synimet e Sejid Hasan Nasrullah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit”.

Sipas këtij burimi, mediat izraelite kanë theksuar: “Jemi dëshmitarë të heshtjes së Sejid Hasan Nasrullahut dhe shqetësimit serioz për nisjen e një lufte shfarosëse kundër Izraelit në kufijtë veriorë”.

Mediat izraelite në raportet e tyre kanë pohuar: “Izraeli duhet të përgatitet për skenarin më të keq, pra të luftojë në dy fronte në të njëjtën kohë”.

Nga ana tjetër, rrjeti informativ Palestine Al-Yum duke cituar mediat hebraike, njoftoi: “Që nga fillimi i sulmeve janë vrarë 1400 sionistë dhe janë plagosur 5400 sionistë të tjerë”.

Sipas këtij raporti, forcat palestineze kanë kapur rob më shumë se 212 sionistë.

Nga e shtuna, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Me fillimin e operacioneve dhe sulmeve të forcave palestineze të rezistencës, në vetëm 20 minuta u hodhën rreth 5000 raketa drejt pozicioneve të pushtuesve sionist dhe në të njëjtën kohë, paragliderët e Hamasit fluturuan mbi territoret e pushtuara për t’i bërë qiejt më të pasigurt për pushtuesit sionistë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne