Bota

Siri – Dejr-u Zor – ShBA-të sërish godasin një xhami

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish sulmuan një xhami në qytetin Dejr-u Zor të Sirisë.

Koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se kanë goditur edhe një xhami në nënprefekturën Hexhin të provincës Dejr-u Zor të Sirisë.

Në deklaratë bëhet e ditur se në objektiv të sulmit kanë qenë 16 terroristë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Kjo xhami nuk është objekti i parë civil i goditur nga forcat e koalicionit. Javën e kaluar këto forca goditën një spital në Hexhin.

Gjithashtu koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ShBA-ja gjatë sulmeve të ndërmarra në tetor në objektiv morën shumë xhami të provincës Dejr-u Zor me çrast kanë humbur jetën dhjetëra civilë në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Forcat e koalicionit mbrojnë qëndrimin se gjatë sulmeve në objektiv marrin pozicionet e DAESH-it./ trt