Siri, sulm vdekjeprurës nga Izraeli “neutral”

Tre forca siriane janë vrarë në një sulm të ri izraelit në një kamp ushtarak pranë qytetit jugperëndimor të Kuneitras, sipas një zyrtari ushtarak.

Sulmi goditi kampin al-Fawwar të dielën, duke plagosur dy të tjerë, tha zyrtari i paidentifikuar për agjensinë franceze të lajmeve AFP.

Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte një sulm ajror apo granatim. Sulmi vjen pasi Izraeli goditi një pozicion të ushtrisë siriane në provincën e Kuneitras në pllajën e Golanit të premten, duke shkaktuar dëme.

Një burim ushtarak sirian i tha agjensisë zyrtare të lajmeve SANA se agresioni izraelit erdhi pasi një përpjekjeje e terroristëve për të infiltruar pozicionet ushtarake në Kuneitra u prish, dhe sulmuesit pësuan humbje të mëdha.

Ushtria izraelite e konfirmoi bastisjen në një deklaratë, duke thënë se ajo ishte kryer menjëherë pasi tri predha që thuhet se u qëlluan nga Siria goditën një zonë të hapur në lartësitë e pushtuara në veri të Golanit.

Regjimi i Tel Avivit rregullisht godet pozicionet e ushtrisë siriane në Golan, duke pretenduar se sulmet janë hakmarrëse. Siria thotë se bastisjet synojnë të ndihmojnë militantët e Tekfirit që luftojnë kundër forcave qeveritare.

Në të kaluarën, ushtria siriane ka konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake të Izraelit nga terroristët që luftonin forcat qeveritare. Ka gjithashtu raporte se Tel Avivi ka trajtuar ekstremistët e plagosur në Siri.

Izraeli rrethoi lartësitë e Golanit nga Siria pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, dhe më pas i pushtoi ato në një lëvizje që asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

Regjimi ka ndërtuar dhjetëra vendbanime të paligjshme në zonë që nga ajo kohë, dhe e ka përdorur rajonin për të kryer operacione ushtarake kundër qeverisë siriane. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne