Siri – Sulmet ajrore të regjimit vrasin 3 fëmijë në Idlib

Regjimi i Esadit ka sulmuar nga toka dhe ajri qytezën Xhishir al-Shugur (Jisr al-Shughur) dhe fshatrat Sheik Sindijan (Sheikh Sndian), Ganije (Ghanya), Kefer Senxhe (Kafar Sijnah), Sutuh al-Deir (Sutuh al Deir), që ndodhen brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit të Idlibit sirian.

Sipas radarit të opozitarëve të armatosur për vëzhgimin e avionëve luftarakë, edhe aeroplanët luftarakë rusë sulmuan fshatrat Sheik Mustafa (Sheikh Mustafa), Nukejer (Al Naqeer), Hassane, Xhibala, Tehtaya, Bsida, al-Dar al-Kebire (Aldar Alkaberah), al-Tine dhe Myshejrife (Misherfah).

Të paktën tre fëmijë nga e njëjta familje u vranë dhe një tjetër u plagos në sulmet ajrore që u ndërmorën të martën në mbrëmje në fshatin al-Dar al-Kebire (Aldar Alkaberah) të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, tha të martën agjencia siriane e mbrojtjes civile (Beretat e Bardha).

Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendin e ngjarjes.

Në vitin 2018 Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë çtensionimi. Që atëherë, më shumë se 1.300 civilë janë vrarë nga sulmet e regjimit dhe të forcave ruse në këtë zonë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne