Siria: Akuzat e Amerikës rreth të burgosurve sirianë, janë gënjeshtra dhe të pabaza

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë së Amerikës në lidhje me vrasjen dhe djegien e trupave të të burgosurve në burgun “Sidnaja” dhe deklaroi se qëllimi i këtyre akuzave të reja kundër Sirisë në prag të negociatave të Gjenevës, është plotësisht i qartë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në përgjigje ndaj akuzave të Amerikës të martën me anë të një deklarate ka theksuar: “Qeveria e Amerikës e ka zakon që për të arsyetuar politikat e saj armiqësore dhe ndërhyrëse në vendet e tjera, të bëjë akuza dhe gënjeshtra kundër atij vendi”. Në këtë deklaratë thuhet: “Qeveria e Sirisë thekson edhe një herë se këto pretendime janë të pabaza dhe gënjeshtra dhe Amerika këso lloje të pretendimeve zakonisht përsërit gjithnjë para fillimit të çdo raundi të ri të negociatave!” / PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne