Siria informoi vendet e tjera se hapësira e saj ajrore është e sigurt

Është raportuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut ka njoftuar se hapësira ajrore siriane është e sigurt dhe e gatshme për të pranuar avion civilë nga vendet e tjera.

Një burim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Beirutit tha për Sputnik se: “Pala siriane ka njoftuar se hapësira ajrore është e sigurt për avion civil në të gjitha vendet që dëshirojnë të mbajnë trafikun ajror me Damaskun. Zyra Kryesore e Aviacionit Civil njoftoi gatishmërinë e saj për të pranuar delegacionet për të mbikëqyrur situatën e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.”

Burimet thanë se është hapur korridori ajror i cili para disa viteve ishte i mbyllur dhe e lidhte Bejrutin, Damaskun dhe Omanin, duke shtuar se avionët libanezë tashmë përfitonin nga ky korridor.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne