Shqiperia

Shkarkohet drejtoresha e arsimit në Tiranë, ja kush i zë vendin

Drejtoresha e Arsimit në Tiranë Arjola Byzyka është larguar nga detyra.

Vendimi është marrë një ditë më parë, ndërsa nuk dihen arsyet se pse është vendosur largimi i saj.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime pranë ministrisë së Arsimit.
Burimet se Arjola Byzyka, deri më tani drejtore e DAR-it Tiranë është larguar nga detyra që mbante prej disa vitesh.

Në vendin e saj është komanduar Redian Dengeri, specialist IT pranë Drejtorisë së Arsimit të Tiranës.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këto lëvizje në Drejtorinë e Arsimit të Tiranës, për arsyet e shkarkimit të Byzykat dhe kriteret që janë përdorur për emërimin e ri.

OPINIONE