Sistemet S-300 në Siri po prishin planet e SHBA-së

Eksperti rus, Andrey Koshkin i cili vlerësoi deklaratën e dërguarit të posacëm të SHBA-së në Siri, James Jaffrey, se janë të shqetësuar nga vendosja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S – 300 në Siri, u shpreh se sistemet S – 300 kanë prishur planet e SHBA-së.

Në deklaratën e tij për Sputnik, Udhëheqësi i Departamentit të Shkencave Politike dhe Sociologjisë, në Universitetin e Ekonomisë së Rusisë “Plekhanov”, Koshkin në lidhje me këtë çështje u shpreh kështu:

“Është e qartë se qeverisësit dhe politikanët ushtarak të SHBA-së kanë filluar të kuptojnë se sistemet S – 300 do të mbrojnë në mënyrë të sigurtë ushtarët rus në Siri dhe se do të kenë një ndikim serioz në të gjithë konfigurimin e marrëdhënieve ushtarake, politike dhe gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Natyrisht që sistemet S – 300 janë një pengesë serioze për aksionet e ushtarëve izraelit në territorin sirian. Por në thelb, po prishen planet e amerikanëve. Dërgesa e sistemeve S – 300 është shumë e pakëndshme për Izraelin dhe SHBa-në. Në të njejtën kohë, ajo është një ndihmë e madhe për Damaskun dhe vendet garantuese për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme që do të lejojnë kalimin nga lufta në paqe në Siri.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne