Shqiperia

Tregu bankar, Union Bank blen ICB-në

Një tjetër zhvillim ka ndodhur së fundmi në tregun bankar shqiptar. Burime pranë Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije për ResPublica se Banka Ndërkombëtare Tregëtare(ICB) është blerë nga Union Bank. Nuk bëhet e ditur shuma e transaksionit, por në përpjekjen për të bërë blerjen ka marrë pjesë edhe grupi i biznesmenit tjetër shqiptar, Irfan Hysenbelliu.

ICB është liçencuar që në vitin 1997 dhe aktualisht ka 5 degë në Shqipëri, 3 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Durrës. ICB, e cila deklaron se është pjesë e një grupi më të madh me të njëjtin emër dhe që operon në Zvicër, Britaninë e Madhe dhe Malajzi, ka një strukturë aksionere si më poshtë:

Nuk ka ende informacione nëse UB ka blerë paketën kontrolluese apo të gjithë aksionet.

OPINIONE