Situata e pazakontë/ Kampi me shqiptarë në Spanjë, pa kushte themelore për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Ndërsa Spanja është kthyer tashmë në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, zona e Pasaje Seguro në Cantabria shpreh shqetësimin për një qendër me dhjetëra emigrantë shqiptarë, duke kërkuar nga autoritetet zgjidhjen e menjëhershme të situatës, për shkak të përhapjes së infeksionit.

Në një njoftim për mediat pas ditësh bisedimesh, Pasaje Seguro ka konfirmuar joefektivitetin e administratave në zgjidhjen e problemit të shëndetit publik të “mbipopullimit në një ndërtesë të braktisur në periferi të Santander, e cila nuk energji elektrike, ujë të rrjedhshëm, dhe kushte sanitare të përshtatshme për dhjetëra emigrantë që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në këtë kamp ka shqiptarë, që përpiqen të ikin drejt Irlandës, nëpërmjet portit. “Mbajtja e dhjetëra njerëzve në rrugë pa strehimin e duhur të tyre për t’i mbrojtur nga infeksioni, ata dhe pjesën tjetër të qytetarëve, është një sulm ndaj shëndetit publik dhe një krim”, thonë ata.

Ata theksojnë se vonesa e Këshillit Bashkiak në zgjerimin e vendeve në dispozicion në strehëzën komunale “Princesa Letizia”, është “duke parandaluar akomodimin e duhur të këtyre migrantëve dhe të gjithë personave të pastrehë në një situatë alarmi shëndetësor si ai aktual”, raportojnë mediat lokale spanjolle. Emigrantët dhe të tjerët në komunitet shpresojnë që të zgjidhin këtë situatë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne