Sjellja e Amerikës ka komplikuar krizën në Siri

Zv/kryeministri i Turqisë deklaroi se politikat ndërhyrëse të Amerikës janë bërë shkak për komplikimin edhe më shumë të krizës në Siri.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Numan Kurtulmush zv/kryeministri i Turqisë, theksoi se dërgimi i armatimit nga ana e Amerikës për forcat kurde të Sirisë gjatë muajve të kaluar, është bërë shkak për krijimin e tensioneve mes Amerikës dhe Turqisë dhe marrëdhëniet mes të dy palëve kanë shkuar deri në prag të krizës. Ai pretendoi se Turqia që nga koha kur ka filluar lufta e brendshme në Siri, ka mbështetur integritetin territorial të këtij vendi. Numan Kurtulmush në vazhdim tha se ndërhyrja e Amerikës në rajon dhe mbështetje e saj ndaj grupeve terroriste, është bërë shkak që Siria të bëhet e pasigurt. Ai shtoi: “Për Ankaranë, Partia Punëtore e Kurdistanit të Turqisë (PKK) dhe njësitë Mbrojtëse Popullore të Sirisë (YPG) dhe Partia Uniteti Demokratik i Sirisë (PYD), nuk kanë kurrfarë dallimi nga njëra-tjetra”. Këto deklarata të Numan Kurtulmush janë bërë në kohën kur strategjia e Turqisë ndaj terrorizmit është e dyanshme dhe ky vend po mbështet grupet terroriste në Irak dhe Siri po dhe luan rol të rëndësishëm në vrasjen e popullit të këtyre dy vendeve, si dhe ka kuruar pjesëtarët e plagosur të grupit terrorist ISIS në spitalet e veta./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne