Skafistët shqiptarë “business as usual” me brigjet italiane

 

Nga GJERGJI THANASI

Roja e Financës e Leces me akuzën trafik ndërkombëtar droge dhe goditje të përsonit zyrtar për shkak të detyrës arrestoi dy skafistë shqiptarë: Kujtim Seqe 48 vjec dhe Alfred Seta 51 vjec. U arrestua edhe Savio Attanasio 41 vjec, një hyzmeqar italian i narkotrafikantëve shqiptarë. Të arrestuarit u dërguan në Burgun Borgo San Nicola. Atyre iu kapën 350 Kg drogë kanabis i ambalazhuar në 87 thasë të vegjël si edhe 6 “bukë” hashash.

Në plazhin e quajtur Torre Chianca u sekuestrua një skaf me gjatësi 6 metra, që ishte përdorur për të transportuar drogën nga një pikë në bregdetin shqiptar në veri të Vlorës për në plazhin italian. U sekuestrua edhe një fuoristradë e dëmtuar, me të cilën narkotrafikantët shqiptarë u përpoqën t’i shpëtojnë arrestit. Madje ata goditën me këtë fuoristradë makinën e financierëve italianë duke e dëmtuar atë dhe duke rrezikuar jetën e financierëve.

Narkotrafikantët shqiptarë duke shfrytëzuar motin e mirë kanë intesifikuar transportin për në Itali e më pas në tregje të tjera evropiane të korrjeve të bollshme të kanabisit të këtij viti. Transporti vazhdon të kryhet me skafe e gomone si edhe me avionë të vegjël të quajtur “ultaleggeri”. Shkurt hesapi: BUSINESS AS USUAL!!!!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne