S’kaloi Vettingun, ndryshon prokurori i çështjes për vdekjen e Enea Ftoit

Ka ndryshuar prokurori i çështjes që po merrej më rastin e vdekjes së Enea Ftoi, 27-vjeçar që ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në Komisariatin e Korçës.

Mësohet se prokurori Elsion Sadikaj është shkarkuar nga Vettingu, ndërsa çështja i është kaluar Oli Visit.

NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne