SKANDAL – Shkelet laiciteti në shkollat publike, shpërndahen dhurata për krishtlindje, reagon përfaqësuesi i fshatit të Llapushnikut, Ejup Thaçi

Bëhet shumë zhurmë sa herë që fillon debati për fenë, duke u thirrur në laicitetin e shtetit dhe paanësinë e tij në raport me fenë.

Por e njejta gjë nuk është duke ndodhur në Drenas. Sic raporton “Drenica Sot”, përfaqësuesit fetar të krishter kanë shpërndarë dhurata për fëmijë për nder të festës së Krishtlindjeve në shkollat publike të shtetit që është dhe proklamon laicitetin.

Fëmijëve ju janë shpërndarë dhurata për këtë festë duke e shkelur ligjin “me dy duart”.

E për këtë ka reaguar Përfaqësuesi i Fshatit të Llapushnikut i cili ju është drejtuar institucioneve gjegjëse për rastin në fjalë.

Në reagimin e tij, siguruar nga “Drenica Sot”, përfaqësuesi i Llapushnikut i drejtohet Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit si dhe kryetarit aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke ju kërkuar të merrën sa më shpejt gjitha masat e nevojshme lidhur me rastin në fjalë. Ndryshe kryesia e fshatit Llapushnik kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Shkollës së Mesme të Ulët në Llapushnik “Hasan Prishtina”.

Poashtu përmendet indenjimi i thellë i banorëve të Llapushnikut lidhur me propagandimin që po bëhet nga udhëheqësit e Kishës “Shën Abraham”, Don Meriton Deda dhe Ismet Sopi, thuhet në reagim.

Revolta e prindërve të nxënësve është e madhe edhe në Komoran. Kërkesa të shumta të prindërve në drejtim të redaksisë sonë kanë ardhur për ta ndjekur rastin në fjalë. Prindërit e nxënësve të Komoranit kërkojnë nga përfaqësuesi i Komoranit të bëjë të njëjten gjë sikurse përfaqësuesi i Llapushnikut, zotëri Ejup Thaci.

Gjithashtu prindërit e nxënësve në Komoran kërkojnë sqarime nga udhëheqësi i Qendrës së Edukimit dhe Arsimimit Parashkollor “Ardhmëria” në Komoran lidhur me atë se si erdhi deri tek shpërndarja e materialeve propaganduese fetare në shkollë. Ndryshe prindërit kërkojnë edhe shkarkimin e drejtorit të kësaj shkolle Agron Jusufi.

“Drenica Sot” me kërkesën e prindërve do të provojë të marrë përgjigje edhe nga përfaqësuesi i Komoranit, Zenel Hyseni si dhe përfaqësuesi i Qendrës së Edukimit dhe Arsimimit Parashkollor “Ardhmëria” në Komoran.

Poashtu do të kërkojmë sqarim edhe nga Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj si dhe nga zyra e kryetarit Lladrovci./DrenicaSOT.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne