Asamblisti Kiqina reagon ashpër për skandalin me dhurata për krishtlindje në shkollat publike në Drenas, duhen të shkarkohen drejtorët dhe të jep llogari DKA-ja

Beqir Kiqina, asamblisti nga radhët e AAK-së së Drenasit, ka reaguar ashpër lidhur me skandalin e shpërndarjes së dhuratave në shkollat publike të vendit, në Komoran dhe Llapushnik.

Ai në një pronocim për “Drenica Sot” ka thënë se kjo është e papranueshme dhe si e tillë duhet të jap përgjegjësi Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit, bashkë me drejtorët e shkollave relevante të përfshira në skandal.

“Këto veprime të njëanshme nuk duhet të tolerohen asnjëherë. Propagandimi përmes shpëndrajeve së dhuratave tek fëmijët si pjesa më e ndjeshme e shoqërisë është e patolerueshme në shkollat publike të Kosovës.

“Ju bëjë thirrje Drejtorisë së Arsimit në Drenas së bashku me kryetarin Lladrovci të marrin masat e nevojshme dhe të ndëshkojnë personat përgjegjës për veprime të tilla”, thuhet në reagimin e asamblistit Kiqina, raporon “Drenica Sot”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne