Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në konferencën për shtyp nuk arriti të kontrollonte nervat dhe filloi të ulërasë, duke shpjeguar se Maqedonia ska asnjë shans për t’u bashkuar me NATO-n”, pa ndryshuar emrin në bazë të marrëveshjes me Greqinë.
“Nuk ka asnjë mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s pa pranuar marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshimin e emrit. Ka disa që mendojnë se ekziston mundësia për një marrëveshje tjetër dhe një alternativë tjetër për anëtarësimin në NATO. Jo! Vetëm duke ndryshuar emrin, Shkupi mund të bëhet anëtar i NATO-s! “- tha duke bërtitur Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.
Më parë ai shpjegoi se referendumi ishte i pasuksesshëm dhe pa shumë pjesëmarrje në votim, në kundërshtim me atë që ai dhe shumë të tjerë ishin të bindur se do të ndodhte.
Burimi: Infomax.mk/ Gazeta impakt