Shqiperia

Zjarri në banesën e të moshuarës, ndërron jetë në spital 76-vjeçarja

 Ka ndërruar jetë në spital 76-vjeçarja nga Tirana, banesa e të cilës u përfshi dje nga zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Sali Butka’ në kryeqytet.

Mësohet se viktima, Ganie Basha u asfiksua nga tymi, e për pasojë nuk mundi të mbijetonte.

Siç u raportua edhe dje, apartamenti ku jetonte u përfshi nga flakët. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE