Skandal/ Zhduken 28 milionë euro të spitalit për sëmundjet profesionale; në letra figuron prej 3 vitesh e ndërtuar dhe funksional

Një skandal tjetër i rëndë, ka dalë nga skutat e korrupsionit gjigand, që vazhdon të bëhet lirshëm në Ministrinë e Shëndetësisë; por ketë herë, “viktimë” janë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhënë para afro 5 vitesh, për një shërbim mjekësor spitalor e ambulator, të zhdukur pas vitit 1992.

Bëhet fjalë, për 28 milionë euro, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të orientuara e specifikuara, për ngritjen brenda mjediseve të QSUT dhe vënien në funksionim, të qendrës “Shërbim Urgjence-Shërbim spitalor”, për sëmundjet profesionale dhe kompletimin e saj, me specialistë për 12 sëmundjet kryesore kronike, të përkohshme e dëmtimet, të shkaktuara nga pasojat e llojeve të profesioneve, rrezatimet, kushtet e punës dhe lëndët e para.

Synimi i këtij investimi mjekësor nga OBSH, ishte fakti, se Shqipëria ka patur dhe ka ende kushte pune të vështira e me ndotje të çdo lloji; me pasojë numër shumë të lartë pacientësh me sëmundje profesionale, shkaktuar nga puna në miniera, naftë, ndërtim, mjekësi, tekstile, gurore, çimento, metalurgji, energji, fasoneri, bujqësi, polici, arsim, reparte mekanike, peshkim, pastrim rrugësh, kanalizime e linja interte.

Vetë ish-ministri Ilir Beqja; në emër të qeverisë “Rama”, në qeshor 2014, bëri një projekt dhe i kërkoi OBSH-së, një grand financar, për të ngritur këtë qendër mjeksore speciale, për trajtimin e 830 mijë pacientëve kronikë të regjistruar me sëmundje profesionale; të cilët janë të identifikuar e kartelizuar prej vitesh e shtohen të tjerë; por trajtohen nga mjekët e lagjeve, jo specialistë për diagnozat e tyre.

Mirëpo, drejtuesit e OBSH-së, nuk e kishin menduar, se “ujku” Beqja, bashkë me shefin e tij Edi Rama, nuk e kishin fare mendjen te sëmundjet profesionale; por kishin planifikuar zhvatjen e 28 milionë eurove; dhe jo ndërtimin e qendrës mjekësore; ashtu siç vepruan edhe me 4 milionë eurot e spitalit të Krujës dhe 22 milionë USD, të Projektit të OBSH, për Spitalin Shkodër, që e zvarritën dhe e cunguan, duke e katandisur “1 thelë”.

Për të justifikuar këtë vjedhje gjigande, kryeministri Edi Rama dhe ministri Beqja, sajuan VKM nr. 594, datë 01. 07. 2015 (Fletore Zyrtare Nr. 118, datë 9 korrik 2015), më të cilin njoftonin, se afati për ngritjen e Qendrës Mjekësore të Sëmundjeve Profesionale dhe trajtimin e tyre, shtyhej për në datën 1 shtator 2016.
Por edhe ky afat, “për arsye objektive”, siç tha ish-ministri Ilir Beqja; u shty deri më datën 1 tetor 2017, por pa VKM, vetëm si premtim i kryeministrit Rama në “FB” dhe qysh atëherë, e deri sot, nuk po flitet më për atë projekt e financim dhe as për fatin e 28 milionë eurove.

NË VIJIM, do publikojmë reagimin e OBSH dhe 15 pyetjet monitoruese, që i ka drejtuar qeverisë shqiptare, për fondet e zhdukura; për realitetin e sëmundjeve profesionale në Shqipëri dhe mos trajtimin e tyre./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress