“Skandali i Butrintit”, pazar i pastër, përfituesi Gentjan Sula i “Agi Kons” miku Ramës dhe Metës

“Skandali i Butrintit” nuk ka të bëj hiç me rikthimin e një qëndre shërbimi atje.
Gjithkush që ka qenë një herë të vetme në parkun e Butrintit, e ka para syve se aty duhet një qendër e tillë.

Jo veç për të ndaluar, pushuar apo blerë suvenire, por edhe për nevoja personale me qellim që, pasuria botërore të mos ndotet e mos aromatizohet nga të pëgërat e njerëzve që bëjnë vizitorin aty.

E gjithë zhurma ka si motiv “mbrojtjen e pasurisë botërore nga ndërtime të paligjshme”,
por qëllimi është administrimi i shërbimeve që sjellin para aty, në park.

“Luftrat” në këtë vend kanë të shumta për para, të pakta për vlera.

Habi shkakton fakti se, përse nuk i bien drejt e në kokë për të shkuar ndërshmerisht tek qëllimi.

Skandal.al ndoqi qëllimin për të kuptuar çfarë po ndodh.

Është e qartë, nën qeverinë Rama 1.0, “punët” u përqendruan në pak duar, si në punët që kontraktoheshin nga ministritë që drejtonin socialistët, ashtu edhe në ministritë që drejtoheshin nga monikametistët.

Ministria e Kulturës nuk ishte ndryshe nga qeveria, por brenda saj.

Përmendja në një raport paraprak të oficerëve të policisë gjyqsore në Sarandë të cilët kanë referuar çështjen në prokurori, të kompanisë Agi Kons i dha thellësi hetimit tonë.

Agi Kons është një kompani e sipërmarrësit Gentjan Sula-kujt nuk i thotë gjë si emër, po e identifikojmë me thjesht, Gentjan Sula është sipërmarrësi që ka ndërtuar “Kodra e diellit 1” e “Kodra e Diellit 2”, rezidenca këto që kanë strehuar udhëheqës tshtetit në nivel qëndror e lokal.

Elvis Sula është vëllai i tij, por emri i tij në rregjistrimet formale të QKR është kot.
Kompania është vërtetë e Gentjan Sules, prej origjines derisa mori profil, madje duke u zgjeruar në biznesin që kryen dhe në territor, herë në menaxhim restorantesh, herë në menaxhim pikash karburanti, strukturash turistike, ndërtim hidrocentralesh etj, nga veriu në bregun e jugut.

Prej 2014-tes, Agi Kons ka hyrë edhe në fushën e rikonstruksioneve, restaurimeve, prodhimit të veprave artistike, tregtimit dhe eksportimit të tyre.

Zgjerimi i aktivitetit te kompanisë në këto drejtime-referuar gjurmëve në rregjistrin e QKR, përkon me fitimin e kontratave të punëve publike në këtë fushë, në ministrine e Kulturës.

E para dhe më e rendesishmja është rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Bëletit, një kontratë e ndarë më dysh brenda shtëpisë me kompaninë Edil-Al. Vlera e asaj kontrate arrin në 1 miliard lekë.

Por edhe Teatri Turbina pak nën digën e liqenit të Tiranës, është një kontratë po brenda shtëpisë, e Edil-Al.

Tani edhe një palo rikonstruksion, me një vlerë qesharake investimi-lehtesisht të përballueshëm nga buxheti i bashkisë më të varfër në vend, është “pune” e Agi Kons.

Natyrisht, çështja u krijua pikërisht nga ky lloj përqëndrimi që në qeverinë Rama 1.0-2.0 po bëhet rutinë.

Një përpjekje për të lëshuar çdo shërbim publik tek privati, pa bërë kurrë llogari se sa humbet-financiarisht e moralisht, por gjithnjë se sa fitohet prej tj, po kthehet në ideologji veçanërisht në Rama 2.0.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne