Skandali i gazetës izraelite, vë në shënjestër shefin e MIT-it të Turqisë

Një gazetë e publikuar në Izrael shkroi një artikull skandaloz.

Në artikull vihet në shënjestër Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT), Hakan Fidan.

Kjo gazetë bëri pretendime të pabaza kundër Fidanit.

Gazeta “Makor Rishon”, që njihet për afrimitetin me Kryeministrin e Izraelit, Binyamin Netanyahu, publikoi artikullin me titull “Sulltan dhe Sulejmani”.

Në artikullin e Pazit Rabin të gazetës që ka tendencë ekstremiste të djathtë vihet në shënjestër kryetari i MIT-it, Hakan Fidan.

Në këtë artikull skandaloz pretendohet se Fidan i ngjan shumë me Komandantin e Forcës Jerusalemi (Al-Quds), pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Kasim Sulejmani (Qasem Soleimani), i cili ishte vrarë në fillim të këtij muaji me një operacion amerikan në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Gjithashtu pretendohet se të dy të sipërpërmendurit zbatonin luftëra me prokurë në emër të vendit të tyre në Irak dhe Siri.

“Duke qenë se tani Kasim Sulejmani është 3 pashë nën tokë, ka ardhur koha për fokusimin e komploteve kundër binjakut të tij, Kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan”, shkruhet në artikull./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne