Skandali me mbetjet e Kurum/ Zhabina: Të hetohet nga SPAK. Nëse do të qëndrojë në Prokurorinë e Durrësit do të mbyllet

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live se çështja e mbetjeve të Kurum duhet të hetohej nga SPAK pasi Prokuroria e Durrësit është e paaftë për të trajtuar një dosje ku përfshihen interesa ekonomike, politike dhe ndërkombëtare.

Sipas Zhabinës, nëse çështja e mbetjeve të Kurum do të qëndrojë në Prokurorinë e Durrësit, do të mbyllet aty. “Fakti i hetimit të Kurum nga Prokuroria e Durrësit tregon sa të paaftë janë prokuroritë e rretheve për të hetuar një çështje kaq të madhe, ky përshihen interesa ekonomike, politike dhe ndërkombëtare se Kurum është komani turke dhe influencat janë në një tjetër nivel.

Nuk është aftë për të gjetur një laborator për të kryer ekzaminime për të kuptuar nëse mbetjet në kontejner janë të rrezikshme apo jo.

Prokuroria e Durrësit dhe prokuroritë lokale nuk janë të afta për të kryer hetime kaq të rëndësishme ku përfshihen kaq shumë interesa. SPAK duhet ta kishte marrë këtë çështje nën hetim. Dukshëm bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal pasi është një gjë që ka kaluar në disa shtete. Ka kaluar në Shqipëri, dhe me pas kanë shkuar në Tajlandë, dhe kanë kaluar në disa shtete.”, tha ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne