Shqiperia

Skandali me përgjimet, Prokuroria i ndalon medias publikimin e materialeve të dosjes 339

Dy prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, pasi janë njohur me publikimin në disa media elektronike të disa akteve hetimore përfshi edhe përgjime audio, të kryera në kuadër të proçedimit penal Nr. 339, të viti 2016, kanë vendosur ndalimin e publikimit të tyre përmes shtypit apo të çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

Përmes radhitjes së 4 pikave mbi të cilat do të vihet në zbatim ky vendim, si dhe masave që do të ndërmerren nëse ai shkilet, mësohet se nga sot do të ndalohet publikimi i përmbajtjes së dosjes nën hetim, konkretisht të asaj 339 ku përfshihen hetimet e krimit zgjedhor.

Përmes këtij akti dy prokurorët vendosën:

“1. Ndalimin e publikimit të akteve të proçedimit penal nr.339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

  1. Ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhëri Kordinatori për Mediat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
  2. Subjektet e procedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e procedimit penal Nr. 339, të vitit 2016, ndalohen ti bëjnë publike ato.
  3. Shkelja e këtij urdhëri, personat përgjegjës I ngarkon me përgjegësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K. Penal”, shkruhet në vendim

/faxnews

OPINIONE