Skandali në Bashkinë Devoll/ Fiton firma me 100 milionë lekë më shumë ofertë

Skandaleve me tenderat nuk i ka shpëtuar as Bashkia Devoll. Kjo bashki ka hapur një garë për mirëmbajtjen e rrugëve, në të cilën morën pjesë vetëm 3 kompani. Fondi limit që u ofrua për këtë kontratë ishte 69.423.988.

Në garë për mirëmbajtjen e rrugëve të Devollit ishin  Boshnjaku.B SHPK me NIPT K72627402H, e cila ofroi një vlerë prej 57 630 000 dhe B.O.E SALILLARI SHPK me NIPT J62903125G & SIRETA 2F SHPK NIPT K51501008J, të cilat ofruan një vlerë prej 59 999 999.

Por të dyja këto kompani të cilat kanë një eksperiencë të madhe në mirëmbajtjen e rrugëve dhe me vlerë 100 milionë lekë më pak u skualifikuan, duke dalë fituese firma me më pak eksperiencë dhe me vlerë më të lartë, B.O.E. NIEM SHPK K36609610Q & ARTYKA II SHPK NIPT K26625603U, me vlerë 68.800.000.

Kjo e fundit, ofroi vlerën afër kufirit maksimal, pra pranë fondit limit dhe për arsye qesharake u skualifikuan dy firma me eksperiencë të cilat ofruan edhe 100 milionë lekë më pak, që do të kursenin taksat e shqiptarëve.

Por për të fshehur gjurmët e këtij skandali, përgjegjësit janë kujdesur që publikimi në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike të bëhet në datën 31 dhjetor 2020, pra ditën e fundit të vitit.

Ndërkohë që CNA.al kontaktoi me kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro, ku e pyetëm se kush është arsyeja që është shpallur fitues tenderi subjekti me çmimin me të lartë, gati 100 milionë lekë, ndërkohë që dy firmat e skualifikuara ofruan edhe më pak por janë edhe firma me eksperiencë.

LEXO EDHE:  “Mos të ankohemi vetëm për lot”/ Pas skandalit të mashtrimit, Mozzik ka një mesazh të veçantë

Ai refuzoi të jepte një përgjigje për këtë. Duke e thelluar më tej këtë skandal, Duro largoi përgjegjësinë nga vetja e tij, duke thënë se nuk është në dijeni të këtij tenderi dhe se sipas tij është kompetencë e Komisionit të Vlerësimit.

Skandali thellohet më tej, ku ai shprehet se është në fazë vlerësimi dhe nuk është publikuar akoma në APP.

“Nuk e kam idenë, nuk e kam parë. Duhet të pyesni Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Kryetari i Bashkisë është i fundit që merr pjesë. Nuk jam në dijeni të kësaj sepse është në fazën e vlerësimit të ofertave”, tha Duro.

Dokumenti i APP që tregon njoftimin e fituesit
Dokumenti i APP që tregon fituesin

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne