Bota

Unioni i Dijetarëve Muslimanë përshëndet përpjekjet për dhënien fund të krizës së Gjirit

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë (UNDM) ka përshëndetur përpjekjet e drejtuesve të vendeve të Gjirit për të zgjidhur mosmarrëveshjen disa vjeçare të Gjirit.

Të hënën, Arabia Saudite dhe Katari njoftuan rihapjen e hapësirës ajrore dhe kufijve tokësorë dhe detarë, në një hap që sinjalizoi fundin e bllokadës të vendosur nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj të Gjirit kundër Dohas.

Në një deklaratë, UNDM tha se “pret kthimin e një Gjiri të bashkuar dhe të prosperuar i aftë për mbrojtje, zhvillim dhe prosperitet”.

Sot, Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, u drejtua për në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në samitin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Arabinë Saudite, si një lëvizje që shënon fundin e krizës që filloi në vitin 2017 kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën bllokadë ndaj Dohas mbi akuzat për mbështetjen e terrorizmit dhe ndërhyrjen në punët e tyre të brendshme.

Katari ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se nuk ka “asnjë justifikim legjitim” që marrëdhëniet të tensionohen dhe akuzoi fqinjët e tij për sulm ndaj sovranitetit të tij./AA

OPINIONE