Një palestinez është qëlluar për vdekje nga ushtria izraelite me pretendimin se është përpjekur të kryejë një sulm me thikë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës për AA tha se Departmenti i Ndërlidhjes Civile Palestineze, pikës zyrtare të kontaktit me Izraelin në çështjet civile, e informoi për “martirizimin e një palestinezi i cili u qëllua për vdekje nga ushtria izrelite në jug të Betlehemit”.
Në një njoftim, ushtria izraelite tha se një sulm me thikë u parandalua në kryqëzimin Gush Etzion, i cili ndodhet midis Betlehemit dhe Hebronit në jug të Bregut Perëndimor, ku u qëllua palestinezi.
Muhammad Awad, një aktivist palestinez, e identifikoi martirin si Ahed Al-Khalil, 35-vjeç, nga qyteti Beit Ummar, Hebron.
Ai shtoi se pas incidentit shërbimi i intelegjencës izraelite thirri për hetim në qendrën Etzion babanë e viktimës dhe tre të afërm të tij.
Awad theksoi se forcat izraelite mbyllën të gjitha hyrjet në qytet dhe ndaluan hyrjet dhe daljet./AA