Skandali në Butrint, Ministria e Kulturës: Ndërtimi i përkohshëm

Ministria e Kulturës ka reaguar pas skandalit me ndërtimin që po bëhet në Parkun Kombëtar të Butrintit. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se po hidhet beton, por për Ministrinë e Kulturës është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por është duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s.

Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës”.

Në brendësi të Parkut Arkeologjik të Butrintit në Sarandë kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së mbrojtur. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi.

Drejtoria e Monumenteve në një prononcim për REPORT TV pranoi se ka dhënë lejen dhe nuk shikon asgjë të çuditshme.

Deklarata e plote e Ministrise se Kulturës 
Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ministria e Kulturës thekson se prej shumë vitesh në Parkun Kombëtar të Butrintit është konstatuar se ofroheshin shërbime tregtimi të cilat nuk respektonin legjislacionin përkatës fiskal, legjislacionin mbi sigurinë e produkteve ushqimore, legjislacionin mbi produktet kozmetike etj, në mungesë ndër të tjera edhe të kushteve higjieno-sanitare.

Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe standardizimit të shërbimeve të ofruara në sitet e Trashëgimisë Kulturore prej tashmë 4 vitesh, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe nismash në linjë edhe me nismat e tjera si: rritja e sigurisë në përshkueshmërinë e itinerareve turistike brenda parqeve kombëtarë; përmirësimi dhe funksionimi i nyjeve higjieno-sanitare, infrastruktura cilësore të aksesueshmërisë dhe pritjes së vizitorëve, etj.

Vlen të theksohet në këtë kontekst, se për të zgjidhur problematikën, në vitin 2015 dhe 2016 Ministria e Kulturës ka miratuar dy udhëzime specifike, të cilat janë hartuar në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore (publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ëebsite e Ministrisë së Kulturës) me qëllim standardizimin dhe mirëadministrimin e siteve të Trashëgimisë Kulturore. Hartimi dhe fazat e zbatimit të këtyre udhëzimeve kanë kaluar përmes një sërë konsultimesh me grupet e interesit dhe komunikimeve publike.

Në zbatim të këtyre Udhëzimeve dhe për të zgjidhur problematikat më sipër, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj teknike vendimarrëse kanë miratuar projektet mbi intrastrukturën e standartizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës.

Edhe njëherë Ministria e Kulturës sqaron opinion publik se asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por ëshë duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s. Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshllit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Ministria e Kulturës falenderon për interesimin në vazhdim të medias mbi çështjet eTrashëgimisë Kulturore dhe siguron opinionin publik mbi profesionalizmin e lartë dhe transparencën me të cilën institucioni ynë përmbush detyrat funksionale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne