Skandali në IEVP Berat/ I pezulluar që në shkurt dhe nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës, emërohet Shef Policie i burgut

Një tjetër precedent i rëndë është shënuar në institucionin e vuajtjes së dënimit në qytetin e Beratit.

Në 21 korrik 2020 në IEPV Berat është emëruar Shef i Policisë së Burgut 54-vjeçari Hetem Llapaj. Llapaj ka qenë më parë Shef Policie në IEPV Tepelenë por që prej shkurtit të këtij viti ai rezulton të jetë i pezulluar nga detyra dhe nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Whatsapp Image 2020 08 18 At 09.56.59Ai akuzohej për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që ka qenë edhe 4 herë të tjera i pezulluar nga IEPV Tepelenë për shkelje të rënda gjatë kryerjes së funksionit shtetëror në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. 54 vjeç dhe i lindur në qytetin e Tepelenës, mësohet se Hetem Llapaj me gradën Kryekomisar është kërkuar të transferohet në IEPV Berat nga drejtuesi i këtij institucioni Hikmet Këlliçi, kërkesë kjo që është pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ka firmosur edhe emërimin e tij zyrtar.

Por edhe pse ka kryer shkelje të rënda brenda IEPV Tepelenë ku edhe është pezulluar për një periudhë 5-muajore, nuk dihet ende sesi ka mundur 54-vjeçari Llapaj të hyjë sërish në sistemin e drejtësisë. Burime brenda IEPV Berat konfirmojnë se Shefi i Policisë së Burgut që prej ditës së marrjes së detyrës ka filluar sulmin ndaj të gjithë punonjësve të policisë së burgut dhe oficerëve për të cilët ka përpiluar thuajse çdo ditë “raporte shërbimi” pa asnjë motivacion./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne