Përplasi për vdēkje 10 vjeçarin, gjykata jep vendimin për shoferin e autoambulancës

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg shoferin e ambulancës që përplasi për vdēkje një fëmijë të mitur në Kakavijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë, në ditën e tretë të situatës kritike në kufirin grek, ku radha e automjeteve të emigrantëve shqiptarë që prisnin të iknin në Greqi shkoi deri në fshatin Jorgucat.

Mësohet se i mituri 10-vjeçar po rrinte me nënën e tij duke pritur radhën, kur në një moment, sipas dëshmitarëve, ambulanca që ishte me shpejtësi të madhe, e ka përplasur fëmijën që po kalonte rrugën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne