Skandali në Polici? Karamuço: Një drejtues i lartë u kap nga vartësit duke fshirë te dhënat e TIMS!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë sot një denoncim publik sa i takon të dhënave të sistemit TIMS të vendit tonë.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Karamuço deklaron se një drejtues i lartë është kapur nga vartësit e tij duke fshirë të dhënat nga TIMS.

Sipas tij, zyrtari është pezulluar nga detyra dhe çuditërisht nuk është arrestuar akoma, ndërsa shton se alarmi për këtë rast ka ngritur në këmbë një sërë institucionesh, përfshirë edhe SHISH-in.
Reagimi i Karamuços:

Një Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit, me gradën “Drejtues i Lartë”, emëruar së fundi me porosi të veçantë dhe pa shkollë policore, ish punonjës i AKSHI i ikur me dorëheqje pas rrjedhjes së të dhënave, dyshohet se u kap në flagrancë nga vartësit e tij, duke shkarkuar dhe fshirë të dhëna në sistemin policor TIMS.

Aktualisht është pezulluar nga detyra dhe çuditërisht nuk është arrestuar akoma. Ndërkohë alarmi për këtë rast ka ngritur në këmbë një sërë institucionesh, përfshirë edhe SHISH…

Hetimet që po kryhen janë komplekse dhe duhet të synojnë t’i japin përgjigje pyetjeve se për llogari të kujt po vidhte të dhëna ky zyrtar dhe me porosi të kujt ishte katapultuar aq lart në polici….

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne