Skandali i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë: Spanja ka president!

Skandalet e vazhdueshme të këshilltarëve të presidentit të Amerikës nuk kanë fund dhe kësaj radhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, bëri një gabim qesharak në lidhje me Spanjën.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Sara Huckabee Sanders në një prononcim për gazetarët, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump më 7 shtator do të takohet me emirin e Kuvajtit ndërsa me 25 shtator do të takohet me presidentin e Spanjës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë gabim në kohën kur vendi evropian Spanja parimisht nuk ka president shteti dhe në këtë vend ekziston sistemi mbretëror. Zëdhënësi i qeverisë së Spanjës të premten ka deklaruar se Mariano Rakhoi, kryeministri i Spanjës, më 25 shtator do të takohet me Donald Trump, presidentin e Amerikës në Shtëpinë e Bardhë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne