Digjen mbi 2600 shtëpi të myslimanëve të Mianmarit

Në një prej agresioneve të dhunshme më vdekjeprurëse kundër minoritetit të myslimanëve në Mianmar gjatë disa dekadave të fundit, qeveria e Mianmarit ka deklaruar se javën e kaluar janë djegur mbi 2600 shtëpi të myslimanëve Rohingian në rajonet veriperëndimore të Mianmarit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se UNHCR e cila po bënë përpjekje për tu përballur me kushtet ekzistuese në Mianmar, ka deklaruar se 57600 të komunitetit mysliman Rohingian për t’i shpëtuar dhunës, janë larguar nga ky vend në drejtim të Bangladeshit. Autoritetet e Mianmarit kanë akuzuar grupin islamik “Ushtria Çlirimtare Arkan Rohingia” për djegien e këtyre shtëpive. Ky grup ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të koordinuara të javës së kaluar kundër bazave të forcave të sigurisë të cilat janë bërë shkak për sulme të gjera ushtarake të ushtrisë së Mianmarit. Kjo është në kohën kur myslimanët Rohingian kanë deklaruar se ishte organizuar një sulm i gjerë ushtarak për djegien dhe vrasjen e tyre nga ana e ushtrisë së Mianmarit për t’i detyruar ata që të largohen nga ky vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne