Skanimet e para të trurit që shfaqin miliarda neurone dhe lidhjet e tyre

Shkencëtarët britanik kanë publikuar imazhet e para të skanimeve të trurit, në të cilat shihet zhvillimi hap pas hapi i trurit tek foshnjat.

Studiuesit në tërë botën do të jenë në gjendje që të përdorin këto të dhëna për të kuptuar më mirë se si duket zhvillimi i shëndoshë.

Kështu kanë deklaruar ekspertët nga projekti “Developing Human Connectome”.

 Skanimet e detajuara CT, gjithashtu ndihmojnë në kuptimin e sëmundjeve siç është autizmi dhe paraliza cerebrale.Përmes këtyre skanimeve shihet saktësisht se si formohen miliarda neurone dhe si lidhen ato së bashku.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress