Bota

Skenë apokaliptike, përmbytet Arabia Saudite (video)

Arabia Saudite është duke u përballur me përmbytje të shumta gjatë këtij muaji.

Autoritetet saudite deri më tani kanë konfirmuar se 30 persona kanë humbur jetën.

Gjatë fundjavës ka mbretëruar një situatë kritike në zonat e prekura, siç edhe mund të shihet në videot e publikuara më poshtë.

Sipas autoriteteve kompetente gjatë javës së kaluar janë shpëtuar 1,480 persona, ku shumica prej tyre jetojnë në Riad.

Në zonat e prekura nga përmbysjet janë evakuuar 3,865 persona, derisa 2 mijë tjerë janë dërguar në zona më të sigurta.

Mbrojtja civile u ka bërë thirrje sauditëve që të mos udhëtojnë nëpër zonat e prekura nga përmbysjet.

OPINIONE