Skllavëria në sistemin e burgjeve amerikanë

Nëse doni të gjeni një shembull të skllavërisë moderne, mos kërkoni më shumë se burgjet amerikane.

nga David A Love dhe Vijay Das.

Sot ne historine Amerikane shënohet një vit që nga greva më e madhe e punës në burgjet e saj. Me shume se 24,000 të burgosur nëpër 29 burgje në 12 shtete protestuan kundër kushteve çnjerëzore, kohë që i afrohej përvjetorit të revoltës në burgun e Atikës, një grevë burgu që ndodhi 46 vjet më parë.

Kjo revoltë e dhunshme shkak te saj kishte të burgosurit që u rebeluan kundër qelieve të mbipopulluara, kushteve johigjienike, neglizhencës mjekësore dhe abuzimit. Nga Attika tek greva e udhëhequr nga Komiteti Organizativ i Punonjësve të Burgosur vitin e kaluar, këto protesta tërheqin vëmendjen për një të vërtetë të shëmtuar: Abuzimi i shfrenuar me të burgosurit është kthyer në versionet moderne të skllavërisë. Organizatorët e grevës së vitit të kaluar i përshkruan kushtet e burgjeve skllavëruese dhe bene thirrje mbarëkombëtare për veprim.

Skllavëria vazhdon ende sot por me një emër tjetër. Të rinjtë dhe gratë me ngjyre rraskapiten larg në fushat e shekullit 21, duke mbjellë me dorë ndersa Amerika e Korporatave po e fishkellin lart kamzhikun.

Ndikuar nga lobimi i madh korporativ, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi Programin i Certifikimit të Rritjes së Industrisë ne burg në vitin 1979 i cili lejonte qe kompanitë amerikane të përdorin punën e të burgosurve. Shoqëruar me rritjen drastike të popullatës së burgjeve gjatë kësaj periudhe, fitimet për kompanitë pjesëmarrëse dhe të ardhurat për qeverinë dhe kontraktorët e saj privatë u rritën. Byroja Federale e Burgjeve tani drejton një program të quajtur Federal Prison Industries (UNICOR) që paguan të burgosurit nën një dollar në orë. Programi gjeneroi 500 milion dollare shitje në vitin 2016, dhe pak të holla që ju kaluan punëtorëve të burgjeve. Shtetet e Bashkuara, jane dhënë shume nga varësia për burgosjen masive. Programi i punës në burgun e Kalifornisë pritet të prodhojë rreth 232 milion dollarë shitje në vitin 2017.

Këta punëtorë të shfrytëzuar në mënyrë disproporcionale janë afroamerikane dhe latine – një status kuo demografik që rezulton nga dënimet drakoniane dhe politikat e tjera të drejtësisë penale që rrezikojnë komunitetet pakicë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Afro-amerikanët burgosen me një normë pesë herë më të lartë se ajo e të bardhëve. Në shtete si Virxhinia dhe Oklahoma, një në çdo 14 – 15 burra afrikano-amerikanë dërgohet në burg.

I mbyllim brenda njerëzit me ngjyrë nën këto ritme alarmante. I vëmë të punojnë. Korporatat fitojnë. Kjohistori është një traditë e vjetër amerikane. Gjatë gjithë historisë, kombi ynë ka pasur sukses nga begatia lakmitare e korporatave, por korporatat private kanë gjetur gjithmonë mënyra të reja për të korrur pasuri të mëdha nga puna e lirë.

Rrethanat historike pas heqjes së skllavërisë sigurojnë kontekstin e nevojshëm për të kuptuar se si korporatat funksionojnë në një de facto zëvendësim për skllavërinë. Megjithëse Amendamenti i Trembëdhjetë i kushtetutës së SHBA ndalonte skllavërinë dhe robërimin e pavullnetshëm, ai bëri një përjashtim – la një shteg për “dënimin për krime për të cilën pala do të dënohet me vendim”, gjë që e mundësoi punën neper burgje.
Pas Luftës Civile, ekonomia e Jugut ishte në rrëmujë dhe skllevërit u emancipuan. Nevojitej një burim i lirë pune dhe sistemi i marjes me qira nga shteti i te denuarve u shpik. Shteti lejoi të dënuarit të punonin për industrialistët në vende të tilla si hekurudhat, minierat e qymyrit dhe plantacione, dhe sipërmarrësi bleu dhe shiti nepermjet ketyre metodave.

Me pak investime kapitale dhe pa nevojë për t’u kujdesur për shëndetin e të burgosurve, sistemi i shfrytëzimit ekonomik u bë shumë fitimprurës për bizneset dhe shtetet dhe madje edhe më lirë se skllavëria. Për shembull, në vitin 1883, ky sistem siguroi per Alabaman 10 përqind të të ardhurave të veta, 73 përqind në 1898. Të dënuarit u trajnuan në mënyrë të papërgjegjshme, me vdekje 10 herë më të larta se të burgosurit në shtetet që nuk punësonin te burgosur me qira. Varreza të fshehta përmbanin trupat e të burgosurve që ishin torturuar dhe rrahur deri në vdekje.

Qëndrueshmëria e sistemit të qirasë kërkoi që njerëzit e zinj të ktheheshin në statusin e tyre të mëparshëm si burim punësimi. Prandaj, kodet e zeza u miratuan për të shtypur të drejtat e afro-amerikanëve të emancipuar, dhe ti penalizonin ata për kundërvajtjen me të vogel si për shembull rrugaçëria. Sipas ligjeve të rrugaçërisë, çdo person i zi nën mbrojtjen e një personi të bardhë mund të përfshihej ne sistem edhe nese sillej kot verdalle rrugeve. Njerëzit me ngjyre ishin grumbulluar në këtë mënyrë për të siguruar një burim të punës gati të lirë.
Sot, puna e burgjeve është një industri miliarda dollarësh, ku përfitimet e korporatave ndaj kësaj skllaverie të re përfshijnë madje disa prej korporatave më të mëdha dhe markave më gjerësisht të njohura. Për shembull, Walmart ka blerë prodhime nga fermat qe punësojnë gra te burgosura, ku gratë e burgosura përballen me kushte të këqija pune, kujdes të pamjaftueshëm mjekësor dhe paga shumë të ulëta.

Punëtorët e hamburgerave dhe patateve të skuqura për nje pagë minimale në McDonald veshin uniformat që prodhohen nga punëtorët e burgjeve.

Më tej, UNICOR menaxhon 83 fabrika dhe më shumë se 12,000 punëtorë burgu që fitojnë më pak se 23 cent në orë duke punuar në qendrat call centre, duke prodhuar objekte të tilla si veshje trupore te blinduara ushtarake dhe në vitet e kaluara edhe helmeta luftarake. Në vitin 2013, të burgosurit federalë prodhuan 100 milion dollarë uniforma ushtarake.
UNICOR gjithashtu ka ofruar punë burgu në të kaluarën për të prodhuar pjesë raketore Patriot për kontraktorët e mbrojtjes Raytheon dhe Lockheed Martin, dhe pjesë për Boeing dhe General Dynamics.
Korporata të tilla si Starbucks, AT & T, Target, dhe Nordstrom kanë përfituar nga puna në burg edhe në të kaluarën.

Disa kritikë e kundërshtojnë karakterizimin e sistemit të burgjeve amerikane si kampe pune skllevërish. Për shembull, James Kilgore argumenton se puna e burgjeve përdoret rrallë dhe identifikimi i korporatave shumëkombëshe që përfitojnë nga kjo nuk duket si pasoje e çështjeve kyçe që qëndrojnë pas burgosjes masive.
Kilgore është i saktë në analizën e tij se mungesa e mundësisë ekonomike së bashku me ligjet drakoniane rezulton në një nxitje të çoroditur private për të çuar deri në burgim masiv. Ne duhet të përmirësojmë mundësitë e punësimit për ish të burgosurit për të reduktuar riperseritjen dhe për të integruar kthimin e qytetarëve në shoqëri. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që korporatat nuk përfitojnë nga burgjet dhe puna e burgut sot është i pahijshme që ende ndodh.
Administrata e Trump që anulon rendin e kohës së Obamës për te frenuar burgjet private dhe miratimin e politikave të reja të rendit dhe ligjit për rritjen e arrestimeve dhe mbushjen e këtyre burgjeve vetëm do të rrisë mundësitë për përfitim për donatorët e korporatave të Trump dhe investimet e tyre të shumta në burgimet masive. Shfrytëzimi i punës së burgjeve është në përputhje me këtë prirje shqetësuese.
Mbi një shekull e gjysmë që nga heqja e skllavërisë, institucioni i frikshëm ende jeton në një formë tjetër të veshur. Duke përfituar nga shtegu ligjor kushtetus, perfituesitt e korporatave vazhdojnë versionin modern të sistemit e marrjes me qira të denuarve (lease system). Në vendin e tokes se lirise, dollari ka ende përparësi mbi të drejtat e njeriut dhe ajo që mund të monetizohet dhe shfrytëzohet për fitim, pavarësisht nga konsideratat etike apo morale.
Edhe një herë, raca, drejtësia penale dhe kapitalizmi kanë bashkuar forcat për të privuar trupat robër te zinj dhe kafë nga të drejtat e tyre njerëzore. Në kohen e Presidentit Donald Trump dhe prokurorit të përgjithshëm të ashpër Jeff Sessions, kthimi i “ligjit dhe rendit” dhe një luftë kundër drogës sinjalizon një kthim progresi që SHBA po bënte për tu cliruar nga shteti i mbushur me perplot të burgosur.
Përvjetori i grevës së burgut të vitit të kaluar është një kujtesë e frikshme që nuk duhet të tregohet për regjimet autoritare në vendet e largëta për të gjetur shembuj të shkeljeve të hapura të të drejtave të punës.
Nëse doni të gjeni një shembull të skllavërisë moderne, mos kërkoni më shumë se burgjet amerikane, qendrat e paraburgimit ku pasojat e te mbyllurit brenda shtrihen shumë më larg sesa kjo kohë.

Vijay Das është një eseist dhe avokat politik ne Uashington i cili shkruan për çështjet e drejtësisë sociale, ekonomike dhe penale.
David A Love është një gazetar dhe komentator i pavarur i Filadelfias, dhe instruktor zëvendësues në Shkollën e Komunikimit dhe Informacionit të Universitetit Rutgers./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne