Nga Petro Prodani
Grimca historike
Skllaveria dhe Pashka
Nje here e nje kohe, ne Amerike blerja e sklleverve te sjelle nga Afrika u be e kushtueshme. Keshtu qe per te ulur koston, tregetaret filluan ti rritnin skleverit neper ferma njerezish, ashtu sic risnin dhe kafshet e tjera. Si rezultat, ‘Amerikanet e bardhe’ filluan ti shisnin ‘Negrot’ midis tyre, pa ndermjetesine e gjuetareve dhe biznesmeneve te qenieve njerezore.
Me poshte tregohet nje fragment nga shtypi i vitit 1839. Midis te tjerash shkruhet se ne disa pjese te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, rritja artificiale e sklleverve eshte nje aktivitet normal si rritja e kuajve ne Angli.
Per shekuj, ‘Negrot’ nuk kishin patur as edhe nje mundesi te ndryshonin destinacionin e tyre. Rrugetimi, nga lindja deri ne vdekje, quhej: Skllaveri !
E vetmja gje qe ju kishte mbetur ishte shpresa. Duke enderruar per nje mrekulli, disa prej tyre ju drejtuan Krishterimit. Nje shembull mbreselenes eshte kenga e kenduar nga Louis Armstrong e titulluar “Let my people go / Leri njerzit e mi te shkojne”. Autori dhe origjina e kenges nuk dihet. Pavaresisht kesaj, ajo u kthye ne nje hymn shprese per njerzit e shtypur ane e mbane Botes.
Duke bere nje paralelizem historik, ‘Negrot’ ju kujtonin skllavopronareve kristiane se Krishti kishte hyre ne Jerusalem ne javen e Pashkes. Nje jave e shenjte per populin hebre qe festonte daljen e tij nga skllaveria ne liri. Kete te drejte duhet ta gezonin te gjithe njerzit, pavaresisht ngjyres se lekures.
A nuk kishte vdekur Krishti ne kryq duke predikuar per lirine dhe meshiren kristiane !
Nepermjet ketij interpretimi te famshem te Luis Armstrong uroj te gjithe ata qe festojne: Gezuar Pashket


















